KreuArt

Ekskluzive/ Krist Aliaj flet për ekspozitën e tij të parë: Ndihem krenar..!

Ekskluzive/ Krist Aliaj flet për ekspozitën e tij të parë:

Krist Aliaj në fund të nëntorit inauguroi ekspozitën e tij të parë, të quajtur “OVERLORDS”, në hapësirat e galerisë “GurGur” në Petrelë. Ai ka dhënë një intervistë për kanalin e YouTube të revistës “Bordo” dhe ka folur dhe ka zbuluar detaje rreth ekspozitës së tij të parë.

Kjo ekspozitë e solli Kristin në Shqipëri për herë të parë si piktor dhe i pyetur nga “Bordo” se si ndihet, ai tha,

Ekskluzive/ Krist Aliaj flet për ekspozitën e tij të parë:

“Ndihem krenar që e kam bërë këtë gjë në Shqipëri, afër Tiranës. Besoj se Petrela është një vend që ka goxha histori. Më pëlqen setingu shumë, shkon me natyrën shumë, audio pastaj, shkon shumë bashkë”.

Ekspozita quhet “Over Lords”, dhe për këtë zgjedhje Kristi tha, “Koncepti e thënë shumë thjeshtë, ‘Over Lords’ është një term në gjuhën angleze. Janë entitete mbikëqyrëse që dalëngadalë, por në mënyrë shumë të fuqishme ndryshojnë fabrikën sociale. Edhe duke ndryshuar fabrikën sociale ndryshon dhe njeriu defigurohet, deformohet. Deformohet në mendje, deformohet trupi. Këtë shikojmë këtu”.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF