KreuArt

Gratë në konflikt me ligjin, aktore në skenë!

Gratë në konflikt me ligjin, aktore në skenë!

Një shfaqje e pazakontë është mbajtur mbrëmjen e kaluar në kuadër të edicionit të tretë të Festivalit FemFEST, në ArTurbina.
Regjisorja Eni Jani ka rivënë në skenë komedinë “Shi në plazh”, por këtë herë kasti la mjediset e izoluara të qelive dhe u ngjit në skenë.

Gratë e dënuara, në konflikt me ligjin kanë dalë dje përpara një publiku të rastësishëm të shfaqjeve të teatrit, ndonëse për shkak të kauzës të pranishëm ishin edhe ministrat e Drejtësisë të Kosovës dhe Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik etj..

Gratë në konflikt me ligjin, aktore në skenë!

Thuajse në 90 minuta, këto gra kanë jetuar një përvojë të paharruar, pa harruar edhe procesin e provave, të përvetësimit të personazheve dhe të transformimit fizik të tyre për t’ju përshtatur roleve.

Të kufizuara në të drejtën për të qenë të lira, derisa të kryejnë detyrimet e tyre përballë ligjit, por jo të mohuara në të drejtën për të jetuar, gratë e IEVP “Ali Demi” kanë dhënë edhe mesazhe të rëndësishme, për kurajën dhe mbështetjen që u është dhënë gjatë kësaj kohe.

Kujtojmë se të ardhurat nga biletat e shfaqjeve të FemFEST shkojnë për katër studente, për bursa studimi në Universitetin e Arteve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF