Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shkodran Zef Deda, në moshën 73-vjeçare. Lajmi i trishtë është dhënë nga djali i tij Jul Deda me anë të një postimi në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Mësohet se aktori prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda ka ndërruar jetë në Shkodër, ndërsa pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të bëhet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin “Migjeni”.
Zef Deda cilësohet si një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, ku ka spikatur për rolin Charlie Chaplin. Ka lindur në Shkodër më 27 korrik 1950.
Është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40 vite në teatrin "Migjeni" të Shkodrës.
Zef Deda la pas bashkëshorten Rozina Deda dhe dy djemtë, Julian Deda dhe Marjan Deda.



















