KreuArt

Ndërron jetë aktori Mirush Kabashi, ikona e artit shqiptar!

 Ndërron jetë aktori Mirush Kabashi, ikona e artit shqiptar!

Aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur për mbarë shqiptarët, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 75-vjeçare.

Lajmi i trishtë është dhënë nga familja e tij, e cila në njoftimin e saj, shkruan, “Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroi jetë të martën, në datë 5 dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ndërron jetë aktori Mirush Kabashi, ikona e artit shqiptar!

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër, por u rrit në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike.

Kabashi është cilësuar gjithashtu si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Në vitin 2014 mori titullin “Nderi i Kombit”, ndërsa më parë ka fituar titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF