KreuArt

Shtoi në peshë, aktorja e njohur: “Të pamërshirshëm, më copëtuan”!

Shtoi në peshë, aktorja e njohur: “Të

Aktorja e njohur italiane Giovanna Mezzogiorno çon në Festivalin e Filmit në Romë filmin me metrazh të shkurtër "Unfitting", në të cilin flet për vëmendjen ndaj trupit të femrës në botën e showbizit. Ajo ka shpjeguar për La Repubblica se si debutimi i saj pas kamerës është një histori që e prek personalisht: “Jam kritikuar shumë, pa mëshirë, jo hapur, nuk ta thonë në fytyrë, kur kisha shtuar shumë peshë dhe nuk korrespondoja më me imazhin që njerëzit kishin mua."  

Në intervistë, Giovanna Mezzogiorno shpjegoi se si ndryshimet në trup patën pasoja në karrierën e saj.  

Shtoi në peshë, aktorja e njohur: “Të

"Nuk e kuptova se sa shumë gënjeshtra kishte rreth meje, madje edhe regjisorë që pretendojnë se janë në anën e grave. Hynë në lojë deri edhe legjendat se unë isha e sëmurë dhe shumë të tjerë më shmangën." Aktorja shton më tej: "Nuk ka rëndësi, është më mire kështu.  Në fund të fundit,  është një lloj ndërgjegjësimi i faktit që njerëzit të respektojnë dhe të duan për aq kohë sa ti korrespondon me idenë e tyre dhe normat e tyre. Pak nga pak e kupton që është kështu. Megjithatë, nuk janë të gjithë të tillë njesoj, shumë më duan," shton 49 vjecarja.  

Shtoi në peshë, aktorja e njohur: “Të

“Unfitting” është krijuar në bashkëpunim me Silvia Grilli, drejtoreshë e Grazia-s, dhe protagonistja luhet nga Carolina Crescentini. Pjesë e cast-it janë edhe Fabio Volo dhe Ambra Angiolini. Muzika është krijuar nga e Tiziano Ferro. Giovanna shpjegon se nuk “është një film ku të vjen keq për veten, ka ironi të madhe, duhet të dish të qeshësh me gjërat që të kanë bërë të vuash në të shkuarën”, ndërsa shton se mjaft femra do të identifikohen me të pasi “shumica janë të ngopur duke u lidhur me këto modele bukurie. "Termi bukuri është i diskutueshëm, le të themi se këto modele pseudo- perfeksioni bëjnë që shumica e njerëzve që nuk janë modele, të mos ndihen dhe aq mirë me veten dhe është tronditëse kur kupton sesi bukuria vihet përpara aftësisë”, shprehet ajo.  

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF