KreuArt

Shuhet Zef Deda! Jul Deda jep lajmin e trishtë: Me dhimbje të thellë..

Shuhet Zef Deda! Jul Deda jep lajmin e trishtë: Me dhimbje të

Aktori i mirënjohur shkodran Zef Deda është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 73-vjeçare.  Lajmi i trishtë e ka dhënë mes dhimbjes edhe djali i tij Jul Deda me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Me dhimbje të thelle, ju njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim, Zef Deda.

Shuhet Zef Deda! Jul Deda jep lajmin e trishtë: Me dhimbje të

Homazhet do të bëhen nesër (e shtunë, 25 nentor) në hollin e teatrit "Migjeni", që ishte edhe shtëpia e tij e dytë, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, në oren 13:00, kortezhi niset për meshën e dritës, më pas përcjellja për në banesën e fundit, në varrezat e Rrmajit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Julian Deda (@juldeda)

Mësohet se aktori prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Zef Deda cilësohet si një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, ku ka spikatur për rolin Charlie Chaplin. Ka lindur në Shkodër më 27 korrik 1950.

Është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40 vite në teatrin "Migjeni" të Shkodrës.

 Zef Deda la pas bashkëshorten Rozina Deda dhe dy djemtë, Julian Deda dhe Marjan Deda.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF