KreuArt

Shuhet Zef Deda! VIP-at mesazhe prekëse për të!

Aktori i mirënjohur shkodran Zef Deda është ndarë nga jeta këtë të premte në moshën 73-vjeçare.  Lajmi i trishtë e ka dhënë mes dhimbjes edhe djali i tij Jul Deda me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Me dhimbje të thellë, ju njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim, Zef Deda", shkroi ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Julian Deda (@juldeda)

Sot po zhvillohen homazhet në hollin e teatrit "Migjeni", që ishte edhe shtëpia e tij e dytë. Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi niset për meshën e dritës, më pas përcjellja për në banesën e fundit, në varrezat e Rrmajit.

Mësohet se aktori prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Zef Deda cilësohet si një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, ku ka spikatur për rolin Charlie Chaplin.

Shuhet Zef Deda! VIP-at mesazhe prekëse për të!

Lajmi për largimin nga jeta të Zef Dedës ka prekur jo vetëm familjarët por mbarë shqiptarët, të cilët e kanë dashur dhe kanë qeshur pafund me artistin e mirënjohur. Të shumtë ishin figurat e njohura që ndan në rrjetet e tyre sociale mesazhe prekëse për Zef Dedën.

Më poshtë do të gjeni disa prej tyre:

Edi Rama: LAMTUMIRË i dashur Zef

Shuhet Zef Deda! VIP-at mesazhe prekëse për të!

Elva Margariti: “Shqipërisë sot iu shua një buzëqeshje, një dritë që na ndriçonte në kohë të errëta! U prehsh në paqe Zef Deda!”.

Shuhet Zef Deda! VIP-at mesazhe prekëse për të!

Olta Gixhari: "I paharrueshëm do të jesh Zef Deda".

Shuhet Zef Deda! VIP-at mesazhe prekëse për të!

Gentian Zenelaj: Lamtumirë i madhi Zef Deda ????Jam i lumtur që të kam njohur personalisht, që kam ndarë skenën me ty, të kam parë duke interpretuar, kërcyer, imituar,duke luajtur muzikë, dhe më ke magjepsur gjithmonë që kur isha fëmijë e deri sot.
Të qoftë i lehtë dheu Zef Deda 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gentian Zenelaj (@gentianzenelaj)

Rozana Radi: Sot të gjithë kemi humbur shumë me ikjen tënde! Pusho në parajsë i madhi Zef Deda.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????????? ???????????????? ???? (@rozana_radi)

Sidrit Bejleri: Iku Zefi jone… Zefi i Shkodres, Zefi i te gjithe shqiptareve. Zefi i te qeshurave pafund, qe na i dhuroi gjithe keto vite. Falemnders Zef, se na e g’zove jeten ne koh’ t’veshtira! Le ta kujtojme me lutje dhe duartrokitje, sic i ka hije ketij Artisti unik! Ngushellime familjes, miqve, te gjitheve!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by sidritbejleri (@sidritbejleri)

Greta Koçi: Pusho në paqe i madhi Zef Deda! Sot të gjithë ne kemi humbur një thesar!

Shuhet Zef Deda! VIP-at mesazhe prekëse për të!

Rudina Magjistari: Pushofsh në paqe, artisti i të gjithë shqiptarëve. Me humorin tënd unik, me mjeshtërinë e talentit tënd, do të mbetesh përherë në zemrat tona.

Shuhet Zef Deda! VIP-at mesazhe prekëse për të!

Ardit Gjebrea: Me hidhërim e përjetova lajmin e trishtë për humbjen e aktorit aq të dashur, Zef Deda. Paqe për ty, mjeshtër i humorit dhe klasit shkodran!

Shuhet Zef Deda! VIP-at mesazhe prekëse për të!

Tags:

zefdeda

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF