KreuBeauty

Megapharm sjell në Shqipëri një nga kirurgët plastikë më të mirë në botë!

Megapharm sjell në Shqipëri një nga kirurgët plastikë

Megapharm ka zgjeruar së fundmi portofolin e shërbimeve dhe produktetve të saj, teksa ka marrë ekskluzivitetin e Genefill, një ndër brandet elitare në botë sa i përket mënyrës së injektimit të acidit hialuronik. Pak ditë më parë, gjigandi farmaceutik në Shqipëri realizoi një trajnim ekskluziv dedikuar këtij produkti, ku të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin nga afër një ndër kirurgët plastikë më të mirë në botë, Fabio Fantozzi.

Megapharm sjell në Shqipëri një nga kirurgët plastikë

Megapharm sjell në Shqipëri një nga kirurgët plastikë

Megapharm sjell në Shqipëri një nga kirurgët plastikë

Gjatë trajnimit kirurgu italian demostroi ‘live’ para 58 mjekëve shqiptarë të kirurgjisë plastike, tetë procedura demostruese për konturimin e trupit, vitheve dhe duarve, nëpërmjet produktit Genefill. Të pranishmit panë nga afër realizimin e procedurave dhe përpos profesionalizmit të doktorit të njohur, ai i jepte kohën e duhur pacienteve që ishin ofruar për të qenë pjesë e këtij trajnimi, për të dëgjuar dhe për të kuptuar më mirë dëshirat dhe pritshmëritë e tyre.

Megapharm sjell në Shqipëri një nga kirurgët plastikë

Megapharm sjell në Shqipëri një nga kirurgët plastikë

Përkushtimi i palëkundur i Dr. Fantozzi ndaj kujdesit dhe sigurisë cilësore të klientit, dhe reputacioni i tij për prodhimin e rezultateve të jashtëzakonshme, e ka kthyer këtë emër në zgjedhjen e parë dhe të vetme të klientëve nga e gjithë bota.  

Megapharm sjell në Shqipëri një nga kirurgët plastikë

Megapharm sjell në Shqipëri një nga kirurgët plastikë

Sa i përket produktit Genefill, është padiskutim fjala e fundit e mbushësve në fushën e bukurisë, rezultatet e të cilit janë fantastike në çdo pjesë të trupit.  Mjekët me përvojë në botë dhe profesionistët mjekësorë kanë dizajnuar me përpikëri të gjitha produktet Genefill, duke siguruar rezultate natyrale dhe lehtësi në aplikim.

Megapharm sjell në Shqipëri një nga kirurgët plastikë

Secili prej produkteve Genefill është formuluar duke përdorur acid hialuronik të ndërlidhur ose jo të kryqëzuar që rrjedh nga burime jo shtazore, duke synuar të krijojë një pamje rrezatuese dhe të sigurojë hidratim optimal. Këto cilësi funksionojnë në mënyrë sinergjike për të përmirësuar cilësinë e lëkurës dhe për të ruajtur vitalitetin e saj për një kohë të gjatë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF