Hidhini një sy produkteve kozmetike në raftin tuaj të kujdesit të lëkurës: shanset janë që të paktën njëra prej tyre përmban acid glikolik. Por, tani do të kuptoni se fuqitë e këtij produkti janë magjepsëse, por nëse nuk përdoren me kujdes kanë efekte të dëmshme.
Po çfarë është acidi glikolik? Acidi glikolik është një përbërës kimik eksfolues, që rrjedh nga kallamsheqeri. Acidi glikolik ka molekula më të vogla nga të gjitha acidet, duke i mundësuar të depërtojë në mënyrë efektive në shtresat e sipërme të lëkurës. Ai vepron në sipërfaqen e lëkurës, duke u liruar dhe u tretur midis qelizave të vdekura. Kjo është arsyeja pse produktet me bazë acidi shpesh referohen si ‘eksfolues kimik’.
Acidi glikolik rrit qelizat dhe rimodelon kolagjenin, duke ndihmuar në reduktimin e rrudhave. Por bëni kujdes, pasi sasia dhe përdorimi pa kriter e gërryen lëkurën. Pra, pavarësisht se raftet janë të mbushura me eksfolues të tillë, te serumet dhe kremrat, rezultatet e mira vijnë nga përdorimi i kontrolluar. Kontrolloni që sasia e acidit aktiv te produktet të jetë maksimumi 10 për qind. Estetistët shpjegojnë se, për sa i përket dozës së acidit për trajtimin tuaj javor, sa më i lartë të jetë përqendrimi i acidit dhe sa më i ulët të jetë pH, aq më i shpejtë do të jetë efekti rigjenerues. Nëse një produkt ju djeg ose skuq, lajeni fytyrën, sepse nuk i bën mirë lëkurës suaj. Sa më e lehtë ndjesia ose skuqja, ka të ngjarë të jetë po aq i mirë edhe efekti.
Mund të zgjidhni nga maskat deri te serumet, vetëm një herë në javë. Nëse jeni duke zgjedhur një produkt me acid glikolik me forcë të lartë, periudha e përdorimit nuk duhet të jetë shumë intensive. Atë mund ta zëvendësoni me një xhel eksfolues me acid frutash dhe lipide. Serumet janë duke dhuruar shumë sukses, por ato duhet të përdoren gjatë natës.