KreuStil Jetese

VIDEO/ Në kuzhinë me Chef Fundim Gjepalin | Receta Trofta e Tamarës

VIDEO/ Në kuzhinë me Chef Fundim Gjepalin

Revista “Bordo” prej 9 vitesh ka nisur rrugëtimin e saj në median ‘print’ dhe ‘online’, duke sjellë te lexuesi gjithmonë më të mirën. Një revistë e përmuajshme, dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës, sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit.

E përveç revistës ‘print’, në ‘web’ gjeni lajme të përzgjedhura nga ajo çfarë ndodh në ‘showbizin’ shqiptar dhe botëror. Tashmë Bordo këtë sezon vjen me risi, me një kanal në YouTube, ku rubrika të ndryshme do të jenë pjesë e saj.

Duke filluar nga në kuzhinë me shefat më të mirë në vend, te intervista me pyetje pikante, rutinat e ‘make-up’ dhe bukurisë, ‘home tours’ dhe ‘bakestage’ me personazhet më të njohur, më të përfolur dhe më të dashur që vendi ynë ka.

Kanali i “Bordo” e nisi siparin me chef Fundim Gjepalin, i cili ekskluzivisht për “Bordo” përgatiti receta për të gjithë ndjekësit.

Trofta e Tamarës me çaj

Përbërësit: Troftë, patëllxhan, krem patëllxhani, krem rrepe, mollë jeshile, spec djegës, rukola, vaj me limon dhe piper.

Përgatitja: Marrim fillimisht fileton e troftës, e cila është marinuar me erëza dhe mbajtur në një qese vakumi. E ziejmë troftën në ujë të nxehtë, për rreth 5 minuta, me temperaturën 77 gradë. Pasi e kemi zier troftën, e kullojmë atë. Për t’i dhënë pak pjesën e thekuar, e karamelizojmë pak me sheqer.

Vendosim në pjatë kremin e patëllxhanit, pastaj sipër patëllxhanin e pjekur në skarë dhe shtojmë pak majonezë vegjetale, pjesën e mollës dhe rrepin e kuq. I spërkatim sipër me pak kripë, vaj me limon dhe pak spec djegës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF