KreuBusull

32-vjeçarja shqiptare u vra nga bashkëshorti! Plagosi edhe prindërit e saj!

32-vjeçarja shqiptare u vra nga bashkëshorti! Plagosi edhe

Bankierja shqiptarja Suela Saliaj është vrarë nga bashkëshorti i saj në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autori është 34-vjeçari Renato Muhaj, bashkëshorti i saj, me të cilin kishin dhe një vajzë së bashku.

Pas ngjarjes së rëndë 34-vjeçari sulmoi dhe prindërit e tij, rrëmbeu vajzën dhe më pas u largua. Më vonë policia bëri të mundur arrestimin e tij, ndërkohë që vajza u mor nën kujdesje nga punonjësit socialë.

32-vjeçarja shqiptare u vra nga bashkëshorti! Plagosi edhe

Prindërit e 34-vjeçarit u transportuan në spital ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, kjo pasi autoritetet kanë qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve për mediat.

Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, vend ku jetonin dhe familjarët e saj, prindërit dhe vëllai. Ajo kishte një eksperiencë më shumë se 5-vjeçare në sistemin bankar, në shërbimin e klientit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF