KreuBusull

81 kopshte dhe çerdhe pa licencë!

Ka shkuar në 81 numri i kopshteve dhe çerdheve në gjithë vendin që kryejnë veprimtarinë e tyre pa licencë. Operacioni i policisë nisi pas publikimit në emisionin “Stop” në televizionin Klan të rastit të dhunës së ushtruar ndaj një fëmije 3 vjeç në kopshtin “Stinët” në kryeqytet.

81 kopshte dhe çerdhe pa licencë!

Policia ka bërë të ditur se shërbimet e saj kanë ushtruar kontrolle në 201 subjekte, nga ku ka rezultuar se 81 prej tyre kryenin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin. Në 63 prej tyre është konstatuar se kryhej veprimtari pa licencën përkatëse ose me dokumentacion të parregullt.  Nga këto 40 janë në Tiranë, 11 në Durrës, 4 në Lezhë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, 1 në Vlorë dhe 1 në Gjirokastër.

Ndërkohë që për 18 subjektet e tjera që kryenin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin, janë kryer verifikimet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe me organet tatimore dhe është vendosur që ndaj tyre të merren vetëm masa administrative, sipas shkeljeve të kryera.  

Mësohet se operacioni është ende në vazhdim për të verifikuar çdo institucion të arsimit parashkollor në gjithë vendin.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF