Rreziku ndaj goditjes në tru rritet deri në 30% brenda pesë ditëve nga ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit, sipas një studimi të ri.
Studiuesit analizuan 110 studime vëzhguese nga e gjithë bota dhe vunë në dukje se kur ndodhën goditjet në tru, përqendrimet e ndotësve në ajër ishin brenda pesë ditëve. Rezultatet e meta-analizës u publikuan në revistën Neurology.
“Ndikimi i ndotjes së ajrit në shëndetin e njeriut shtrihet përtej mushkërive dhe syve. Ai gjithashtu përfshin trurin dhe sistemin kardiovaskular”, tha studiuesi Ahmad Tubasi nga Universiteti i Jordanisë, i cili drejtoi studimin, në NBC Neës.
“Meta-analiza përfshiu më shumë se 18 milionë raste të goditjes ishemike, lloji më i zakonshëm i goditjes, i cili shkaktohet nga një mpiksje gjaku në tru”, raportoi NBC.
Studiuesit zbuluan se rreziku i goditjes në tru ishte gati 30% më i lartë kur njerëzit ishin ekspozuar ndaj dioksidit të azotit deri në pesë ditë më parë. Për ekspozimin ndaj monoksidit të karbonit, rreziku ishte 26% më i lartë; për dioksid squfuri, 15% më i lartë; dhe për ekspozimin e ozonit, 5% më i lartë.”
“Marrja e këtyre grimcave shkakton inflamacion dhe acarim në mushkëri. Kjo bën që sistemi juaj imunitar të fillojë me shpejtësi, duke ndikuar përfundimisht në sistemin kardiovaskular, tha Michael Kleinman nga Laboratori i Efekteve Shëndetësore të Ndotjes së Ajrit në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, i cili nuk punoi në hulumtim.