Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Durrësit teksa raportohet se një 19 vjeçare nga vrarë me armë zjarri babain dhe e ka varrosur në oborrin e shtëpisë. Policia ka gjetur pas 10 ditësh kërkime trupin e pajetë të një 50-vjeçari që ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij, dhe pas hetimeve ka zbuluar se ai është vrarë nga e bija.
Sipas autoriteteve, e reja Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur. Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj, Pëllumb Meta.
Sipas grupit hetimor mendohet se e reja nuk e kryer e vetme këtë akt makabër dhe po punohet për të identifikuar autorët e tjerë që kanë ndihmuar Bleonën për vrasjen e të atit.