KreuBusull

Elon Musk mund të bllokojë rrjetin social X në Evropë

Elon Musk mund të bllokojë rrjetin social X në Evropë
Elon Musk, pronari i rrjetit social X, dikur i njohur si Twitter, po mendon të anulojë shërbimin në Evropë, në përgjigje të rregulloreve të reja për këtë platformë të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Miliarderi dyshohet se po mendon të bllokojë aksesin e përdoruesve në Bashkimin Evropian, tha një burim për Insider, transmeton Reuters.

Në gusht të këtij viti, Bashkimi Evropian miratoi Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili, ndër të tjera, vendos rregulla për të parandaluar përhapjen e përmbajtjes së dëmshme, ndalon ose kufizon disa praktika të synimit të përdoruesve dhe ndajnë disa të dhëna të brendshme me rregullatorët dhe studiues të lidhur.

Tags:

elon musk

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF