KreuBusull

Përdhunimi në Vlorë/ Letra rrëqethëse e 26-vjeçares: Kam para syve çdo gjë!

26-vjeçarja nga Vlora, viktimë e një përdhunimi në gjendje të pavetëdijshme nga disa persona në një hotel në Vlorë, ka qenë këtë të premte në studion e “Piranjave”. Ajo ka shkruar një letër ku tregon të vërtetën e saj rrëqethëse.

Përdhunimi në Vlorë/ Letra rrëqethëse e

Letra u lexua mes lotësh nga Dojna Mema dhe në të ndër të tjera 26-vjeçarja u bën apel që autorëve të marrën dënimin e merituar. “Kam vendosur të dal sonte këtu pa fytyrë për shkak të opinionit të njerëzve por jo se jam me faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar aq sa kam qenë e vetëdijshme nuk gënjej sepse akoma e kam para syve çdo gjë.

U zgjova në spital dhe nuk pashë nënë time por nënën e dikujt tjetër. Edhe pse isha e përgjumur nuk më pyeti se si jam por më tha tërhiq çdo gjë që ke thënë dhe unë normal që kam frikë që ata kanë njohje kanë lekë dhe njohin njerëz ndërsa unë vij nga një familje e thjeshtë që jeton në fshat, por nuk do shkelin kurrë dinjitetin tim siç u munduan të ma shkelin.

Përdhunimi në Vlorë/ Letra rrëqethëse e

Do të vazhdoj të them të vërtetën kokën do ta mbaj lart edhe për ata që më shajnë dhe më kërcënojnë, kurrë nuk do të ndodhë me dëshirë ajo gjë, prandaj do të bërtas për të vërtetën time.

Përdhunuesit të marrin atë që meritojnë dhe unë atë që meritoj. Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetëse nga njerëz që nuk i njoh, i falënderoj”.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF