KreuBusull

Keni vizë amerikane? Ambasada e SHBA-së jep njoftimin e rëndësishëm!

Keni vizë amerikane? Ambasada e SHBA-së jep njoftimin e 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka ndarë në rrjetin social Facebook një lajm për të gjithë shqiptarët që kanë një vizë amerikane.

Sipas ambasadës shqiptarët me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre.

Keni vizë amerikane? Ambasada e SHBA-së jep njoftimin e

“Lajm i mirë! Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor! Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre!

Shihni videon për të mësuar se si funksionon! Urime Shqipëri! Mirë ardhshi në SHBA”, ka njoftuar Ambasada.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF