Kombëtarja shqiptare ngriti peshë zemrat e mbarë shqiptarëve mbrëmjen e kësaj të enjte. Ndeshja me Çekinë në stadiumin “Air Albania” përfundoi 3 me 0, dhe gjithë tifozët shqiptarë nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.
View this post on Instagram
Atmosfera në stadiumin “Air Albania” ishte shumë e bukur, para, gjatë dhe sigurisht pasi Shqipëria rrëmbeu fitoren. 20 mijë tifozët kuqezinj mbanin plisa në kokë, një dhuratë që Federata Shqiptare e Futbollit kishte menduar për fansat e zjarrtë për takimin e rëndësishëm kundër Çekisë.
View this post on Instagram
Në këtë ndeshje të rëndësishme nuk munguan fansa nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, për të brohoritur për kombëtaren e madhe. Pas fitores mëse të merituar, lojtarët e ekipit të kombëtares kanë hapur shishen e shampanjës dhe festuan këtë sukses.
View this post on Instagram
Ndërkohë që mijëra qytetarë në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit kanë festuar pas fitores së Kombëtares 3-0 ndaj Çekisë dhe hedhjes se një hapi të sigurt drejt Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
View this post on Instagram