Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit i ka goditur brigjet lindore të Tajvanit, më i forti në 25 vitet e fundit.
Të paktën 4 persona kanë humbur jeton dhe 77 persona janë bllokuar në të gjithë Tajvanin, sipas Agjencisë Kombëtare të Zjarrit.
Tërmeti ka shkaktuar shembjen e ndërtesave të shumta në Hualien, qyteti më i afërt me epiqendrën, ku po zhvillohen përpjekjet e shpëtimit.
-
3 shenjat më me fat për muajin prill, sipas Meri Shehut!
2 Prill, 14:21
Lëkundjet më të forta që kanë goditur ishullin në 25 vjet u ndjenë edhe në brendësinë malore të Tajvanit, i cili u trondit nga rrëshqitje të mëdha dheu. Në kryeqytetin Taipei, pamjet treguan ndërtesa duke u lëkundur fuqishëm.
Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve tha se tre persona kanë vdekur në një shteg përreth Parkut Kombëtar Taroko, një grykë e rëndësishme jashtë Hualien.