KreuBusull

Ndahet nga jeta në moshë të re Dritan Mezinit, sipërmarrësi i njohur!

 Ndahet nga jeta në moshë të re Dritan Mezinit,

Dritan Mezini, 53 vjeç, këshilltar në Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka ndërruar jetë nga një atak kardiak. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga miqtë e tij, teksa edhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme.

“Komiteti Olimpik ka humbur një mik, mentor, koleg dhe një mbështetës të madh të sportit. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të gjithë miqve të Tanit. Lamtumirë Tani, u prehsh në paqe!”, ka njoftuar KOKSH.

Ndahet nga jeta në moshë të re Dritan Mezinit,

Përmes një mesazhi, Rama thekson se nuk e beson dot ndarjen nga jeta të Mezinit, i cili dje pasdite ishte ulur në një të njëjtën tryezën me të në Këshillin Ekonomik Kombëtar.

“Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar. Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante. Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumërespektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës. Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe????”, shkruan Rama.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF