KreuBusull

Nënshkruhet marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë!

Nënshkruhet marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur këtë të martë marrëveshjen e pensioneve mes dy vendeve. Kjo marrëveshje është firmosur në Romë nga ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Igli Hasani dhe Antonio Tajani.

Lajmi është ndarë në mediat sociale edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë në pamjet nga momenti i finalizimit të marrëveshjes. “Nënshkrimi i Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, një arritje e shumëpritur për mbi 500 mijë shqiptarë në vendin e dashur fqinj, falë një përpjekjeje këmbëngulëse prej thuajse një dekade, në kërkim të këtij rezultati që dukej i pamundur për vetë peshën financiare të një marrëveshjeje të tillë”, ka shkruar Rama.

Marrëveshja bazohet në parimin e trajtimit të barabartë; mbulon pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet dhe shtatzënitë,si edhe sigurimin për papunësinë.

Nënshkruhet marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe

Hartimi i kësaj marrëveshjeje ka qenë një kërkesë e hershme e komunitetit shqiptar që jeton në Itali.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF