Mali e Zi është goditur nga një tërmet prej 4.7 shkallësh të Rihter ditën e sotme. Epiqendra ishte pranë Nikshicit, siç njoftoi Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), në një thellësi prej dhjetë kilometrash.
Zona përreth Nikshicit po ashtu u godit të martën në mbrëmje nga një tërmet i magnitudës 4.3.
Në mesin e muajit mars Mali i Zi ishte po ashtu epiqendra e një tërmeti më të fortë 5.4 që tronditi disa vende të Ballkanit Perëndimor. Ato lëkundje u ndjenë deri në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri.
Kujtojmë që një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit ka goditur brigjet lindore të Tajvanit, më i forti në 25 vitet e fundit. Të paktën 4 persona kanë humbur jeton dhe 77 persona janë bllokuar në të gjithë Tajvanin, sipas Agjencisë Kombëtare të Zjarrit.