Në fakt nuk e dihet pse që pas rënies së komunizmit në vendin tonë profesioni i faturino ka patur vetëm burra, duke u kthyer (gabimisht) në një profesion tabu për gratë dhe vajzat.
Por në një prej linjave të transportit urban në Tiranë, Kamila, 20 vjeç ka vendosur të hedhë poshtë çdo paragjykim dhe prej 4 muajsh ajo ka zgjedhur të punojë si fatorino.
Report TV ka sjellë pranë publikut historinë e Kamilës, e cila krahas punës ndjek studimet e larta për Inxhinieri Agronomie.
"Jam Kamila Xhafa nga Fieri. Studioj tek ‘Bujqësori’ në degën Inxhinieri Agronomie. Në fillim s’pata paragjykime si faturino, më mbrapa filluan njerëzit si në Shqipëri. Gjithsesi mua më pëlqen puna që bën. Rroga më shtyu që të bëj këtë punë që të kem një të ardhme sa më të mirë dhe sigurisht për të thyer një tabu"; është shprehur e reja për Report Tv.



















