Mësuesja Majlinda Palushi, e cila u dhunua nga nxënësi i saj, pak ditë më parë në shkollën “Hydajet Lezha” në Lezhë, ka folur së fundmi për ngjarjen në emisionin “Me Zemër të Hapur”.
Mësuesja ka theksuar se gjatë debatit me nxënësin nuk ka përmendur babain e tij të vdekur, por babain e saj. “Nuk i kam zënë babain në gojë. Ai u kujtua pas 5 minutash, pasi zura unë benë. Unë u kapa me kushëririn e tij. Ai po bënte video. Ata po qeshnin.
Dhe unë u kërkova që mos të qeshnin, u thashë; dilni jashtë. I thashë dil jashtë dhe kur po merrja fletoren, ai ma mori dhe më shtyu. Mora telefonin të thërras policen e shkollës, për çdo incident. Policja s’më doli fare. Më duket se nuk ishte në telefon.
Nxënësit nisën duke qeshur, kryesisht kushëriri i tij. Në këtë kohë unë i thashë: vazhdojmë. Vazhdoi të bënte ilaritet…. ‘Yyyy s’të erdhi policja’, më tha.. Unë ia ktheva dhe i thashë; ti e ke marrë kot vitin.
Në këtë debat e sipër kur ai më tha; ‘do më kalosh edhe këtë vit’. Dhe unë në ngarkesë e sipër; ‘në eshtra të babës tem’, s’kam përmend babain e tij. E kam përmendur te tavolina e tij babën tim. S’ja përmenda babën. Kam shkuar te tabela dhe u mora me nxënësit që kisha në tabelë. S’i kujtova babain”, sqaroi mësuesja.