KreuBusull

OBSH: Varianti i ri i Covid po përhapet me shpejtësi!

OBSH: Varianti i ri i Covid po përhapet me shpejtësi!

Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka deklaruar se variant i ri i Covid (JN.1) po përhapet me shpejtësi. JN.1 është konstatuar në shumë vende të botës, përfshirë Indinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

OBSH thotë se vaksinat aktuale vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje, por paralajmëron se Covid dhe infeksionet e tjera mund të rriten këtë dimër.

Virusi që shkakton Covid po ndryshon vazhdimisht me kalimin e kohës dhe ndonjëherë kjo çon në zhvillimin e varianteve të reja. Omicron ka qenë varianti dominues global për disa kohë.

JN.1 është aktualisht varianti me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe përbën 15 deri në 29% të infeksioneve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF