KreuBusull

Tiranë/ I riu mban peng dhe dhunon nënën, bashkëshorten dhe vajzën e mitur! I monitoronte me kamera!

Tiranë/ I riu mban peng dhe dhunon nënën, bashkëshorten dhe

Një ngjarje e paprecedent është regjistruar mëngjesin e sotëm nga blutë e Komisariatit nr 1 në Tiranë, teska një 35 vjeçar është prangosur duke qenë se mbante peng dhe dhunonte nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur.

Ngjarja është zbuluar nga policia e cila tha sot në mëngjes se ka arrestuar të dyshuarin Jetnor Zhaboli, 35 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë Policore Tiranë, morën informacion nga një shtetas, se Jetnori ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, nënën dhe vajzën e tij, sa herë ai largohej nga banesa.

Zhaboli kishte vënë kamer në çdo ambjent të shtëpisë  në mënyrë që të kontrollonte lëvizjet e familjarëve të tij kur ai nuk ishte në shtëpi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF