KreuBusull

U braktis nga nëna; Ndërron jetë foshnja e gjetur në bodrumin e pallatit!

Foshnja e gjetur e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

U braktis nga nëna; Ndërron jetë foshnja e gjetur në

“Sapo mora një lajm të trishtë nga drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’, i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet.

 Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi, pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruan Balla në një postim në Facebook.

Disa orë pas ngjarjes, 30-vjeçarja Egljanta Isufi është identifikuar dhe është shoqëruar në Polici, ku ka deklaruar se e ka braktisur djalin pasi nuk është e martuar dhe familja e saj nuk ka qenë në dijeni të shtatzënisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF