KreuBusull

U vetëvra me fotoksinë; Shoqërohet në polici bashkëshorti i 41-vjeçares!

U vetëvra me fotoksinë; Shoqërohet në polici

Bashkëshorti i Bedrie Lokës, 41-vjeçares e cila kreu vetëvrasje duke pirë fotokosinë është shoqëruar në komisariatin e Durrësit. Dyshohet se ai e ka shtyrë 41-vjeçaren për të ndërmarrë këtë akt, pasi sipas dëshmive të vëllezërve të viktimës, Xhemal Loka ishte njeri i dhunshëm.

Si fillim u tha se e ndjera i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, pasi prej kohësh bullizohej nga profile false në “TikTok”, ku shpërndaheshin foto të saj, me tekste denigruese.

U vetëvra me fotoksinë; Shoqërohet në polici

Bashkëshorti i saj ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer në shtëpi në datë 27 dhjetor. Familja kishte festuar ndërrimin e viteve dhe në datë 2, gruaja kishte kryer vetëvrasje duke pirë fotoksinë.

Në momentin e ngjarjes, në banesë ishte me 2 djemtë dhe bashkëshortin, të cilët thanë para uniformave blu se nuk e panë gruan të pinte helm. Gruaja u dërgua me shenja jete në spital dhe pas 24 orësh ndërroi jetë.

Policia ka referuar çështjen në Prokurorinë e Durrësit e cila po heton rastin e rëndë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF