KreuBusull

Vajzën ia vrau dhëndri; Shokon babai i 37-vjeçares: Do t'ia bëja hallall nëse ajo do ta kishte tradhtuar, por…

Vajzën ia vrau dhëndri; Shokon babai i 37-vjeçares: Do

Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Itali, ku Alfred Vefa, 44 vjeç, vrau bashkëshorten e tij Klodiana Vefa, teksa dy ditë më pas u gjet i vetëvrarë. Shkak për këtë krim mendohet se ka qenë xhelozia.

Sipas mediave italiane, çifti prej kohësh ishin të ndarë dhe madje Klodiana kishte një raport tjetër me një shtetas italian, i cili nuk ishte pranuar nga Alfredi. Por së fundmi, babai i Klodianës ka bërë një rrëfim në emisionin “Me zemër të hapur”, ku ka hedhur poshtë këtë version.

Ai tha se Klodiana nuk kishte asnjë lidhje tjetër dhe se nuk kishte dijeni për konflikte mes të bijës dhe dhëndrit. Madje sipas tij, Alfredi punonte me djalin tjetër, të cilit i thoshte vëlla.

Vajzën ia vrau dhëndri; Shokon babai i 37-vjeçares: Do

Më tej ai u shpreh se do t'ia bënte hallall dhëndrit vrasjes e së bijës nëse ajo do e kishte tradhtuar, duke lënë të shokuar mbarë opinioin publik.

“Unë kam qëndruar 25 ditë në Itali dhe nuk kam kuptuar asgjë. Nuk e dija që kishin probleme. As armën nuk e dija që e kishte. Do ia bëja hallall vrasjen Alfredit nëse do ishte e vërtetë tradhtia. Por them se ka gisht kunati i saj. Ai ka folur keq për të, pak kohë para vrasjes ishte takuar me Alfredin. Ne do ta zbardhim të vërtetën”, tha babai i 37-vjeçares.

 

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF