KreuBusull

Vetëvritet 27-vjeçarja në Tiranë, pasi i publikuan foton intime në rrjetet sociale!

Vetëvritet 27-vjeçarja në Tiranë, pasi i publikuan foton

Një 27-vjeçare është vetëvrarë duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt më 10 shkurt, në rrugën "Teuta" në Kamëz, pasi i kanë publikuar fotot intime në rrjetet sociale.

Si fillim ngjarja u raportua se e reja kishte rënë aksidentalisht,  por këtë të hënë ngjarja ka marrë një tjetër kthesë. Sipas policisë, e reja, nënë e një vajze 2 vjeçe, i ka dhënë fund jetës për shkak të fotos që i është publikuar në rrjetet sociale.

Në pranga për këtë ngjarje ka rënë një personazh i njohur i TikTok-ut, Altin Çoku, i cili dyshohet se ia ka publikuar foton intime të 27-vjeçares në rrjetet sociale.

Vetëvritet 27-vjeçarja në Tiranë, pasi i publikuan foton

"Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën", njofton policia. 

Personazhi i TikTok-ut është arrestuar për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes", ndërsa ende po vijohet me hetimet. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, si edhe telefonin e së resë që kishte mbetur në tarracë, pasi ajo ndërmori aktin e rëndë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF