KreuBusull

VIDEO/ Rrëqeth mësuesja e Liridonës: E urreva Naimin, s’e përqafoi për herë të fundit, e preku veç me tre gishta!

VIDEO/ Rrëqeth mësuesja e Liridonës: E urreva Naimin, s’e

Mësuesja e të ndjerës Liridona Ademaj, Teuta Haxhiu, ka folur së fundmi për “Euroneës Albania” dhe ka kujtuar ish-nxënësen si një vajzë të shkëlqyer, teksa ka kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje.

VIDEO/ Rrëqeth mësuesja e Liridonës: E urreva Naimin, s’e

Mësuesja u shpreh se Liridona është martuar shumë e re dhe sipas saj martesat kur je ende adoleshente nuk janë shumë të mira. “U tmerrova për ngjarjen e Liridonës. Vdekja e Liridonës në prezencën e fëmijëve ka qenë një vdekje e dyfishtë. Kam menduar se kush ka pas shpirt dhe po të jetë një kriminel, nuk duhet të ndodhte në prezencën e fëmijëve.

Nuk kam menduar kurrë që Naimi mund të ketë qenë vrasësi i gruas së tij. Duhet të dënohet me vdekje, sepse ashtu e meriton. Ajo u martua shumë herët. Martesat e hershme nuk janë martesa të mira. Nuk do e largoj kurrë prej mendjes time. Zëri i motrave që e thirrnin Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teutë”, theksoi mësuesja e Liridonës.

Ajo rrëfeu momentin kur Naimi e përshëndeti për herë të fundit bashkëshorten e tij, e cila u vra me porosi të tij.  “Ka qenë vajzë shumë e hareshme dhe shumë e zgjuar. Ka reflektuar gjithmonë pozitivitet. Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”, u shpreh ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF