KreuBusull

Zyrtare: Viti 2023, më i nxehtë i regjistruari në histori!

 Zyrtare: Viti 2023, më i nxehtë i regjistruari në histori!
Viti 2023 është konfirmuar si viti më i ngrohtë i regjistruar, i nxitur nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe i nxitur nga ngjarja natyrore të motit, si El Niño.

Viti që lamë pas rezulton të ketë qenë rreth 1.48C më i ngrohtë se mesatarja përpara se njerëzit të fillonin të digjnin sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile, pohon shërbimi klimatik i BE-së. Pothuajse çdo ditë që nga korriku është parë një temperaturë e re globale e lartë e ajrit për atë periudhë të caktuar të vitit, tregon analiza e BBC.

Zyrtare: Viti 2023, më i nxehtë i regjistruari në histori!

Temperaturat e sipërfaqes së detit kanë thyer gjithashtu nivelet e mëparshme. “Është e qartë, nuk ka pasur termometra apo satelit 100 000 vjet më parë. Por ne mbështetemi te ndryshimet e mëdha që klima ka pësuar deri më tani, si shkrirja e akullnajave, i nxehti ekstrem, thatësira e vazhdueshme, përmbytjet e shumë të tjera. Ajo që kemi parë në 2023 ka shumë të ngjarë të jetë një nga vitet më të ngrohta”, thuhet në njoftimin e shërbimit klimatik të BE-së.

Më tej ekspertët sqarojnë, “Ajo që do të ndodhë më pas varet kryesisht nga ajo që do të bëjë El Niño më pas. Ky fenomen mund të shndërrohet edhe në La Niña, që është faza e ftohtë dhe kështu viti 2024 mund të mos jetë më i ngrohti i regjistruar. Nëse ai qëndron neutral ose kthehet në El Niño, atëherë 2024 mund të tejkalojë atë që kemi parë në vitin 2023”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF