KreuCelebrity

18 vjeçari u vra nga dy djem biznesmenësh, xhaxhai: “Do ta zgjidhim me kanun”!

18 vjeçari u vra nga dy djem biznesmenësh, xhaxhai: “Do ta

Opinioni publik u trondit nga lajmi i vrasjes se 18-vjeçarit jetim Lulzim Fejzullahut në Podujevë. Familjaret e adoleshentit zotohen te mos e lene ceshtjen me kaq, e duket nuk i besojne as ligjit, duke qene se i riu u godit barbarisht nga dy djem biznesmenesh te pasur.

18 vjeçari u vra nga dy djem biznesmenësh, xhaxhai: “Do ta

Familja e të ndjerit i ka dhënë 1 muaj besë familjarëve të dy vrasësve të mitur. Bekim Jashari, imami nga Podujeva, ka njoftuar se xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë do ta zgjidhë me Kanun vrasjen e nipit të tij. “Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, shkruan Jashari.

18 vjeçari u vra nga dy djem biznesmenësh, xhaxhai: “Do ta

Dhënia e Besës në Kanun do të thotë se familjet e autorëve do të jenë të sigurta për 1 muaj nga gjakmarrja dhe kanë mundësinë të largohen, por pasi ky afat të kalojë familja e viktimës do të hakmerret për jetën e prere aq mizorisht ne mes të 18-vjeçarit, sherri me te cilin nisi per nje arsye fare banale, radhen tek berberi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF