KreuCelebrity

Foto ekskluzive/ VIP-at në premierën e “2 Gisht Mjaltë”!

Foto ekskluzive/ VIP-at në premierën e “2 Gisht

Super premiera e filmit “2 Gisht Mjaltë” u mbajt mbrëmjen e 14 shkurtit në Pallatin e Kongreseve. “2 Gisht Mjaltë”, me protagonistë Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën, bëri bashkë emra të njohur të botës së artit dhe medias, të cilët para se të shihnin filmin, kaluan në tapetin e kuq.

Foto ekskluzive/ VIP-at në premierën e “2 Gisht

Për një event të tillë, duhet thënë se kryeqytetin e kishte marrë malli. Aktorët protagonistë ndan emocionet me gjithë të pranishmit, që me kërshëri prisnin të shihnin produktin final, pas së cilit fshihej një punë e madhe. “2 Gisht Mjaltë” edhe një herë tregoi se kur përkushtimi dhe profesionalizmi bëhen bashkë suksesi është i garantuar.

Foto ekskluzive/ VIP-at në premierën e “2 Gisht

Në këtë pjesë të dytë, historitë komike të çiftit tonë të preferuar, Ervin dhe Ema, vazhdojnë në jetën pas martesës. Tashmë të sapomartuar, Ervini dhe Ema, bashkë me bebushen e tyre, nisen për pushime familjare në Turqi. Por një ngatërresë aeroporti dhe një takim i papritur, bën që të gjithë personazhet të përfundojnë në një resort luksoz në Zvicër. Personalitetet e tyre të çuditshme, bëjnë që keqkuptimet dhe mrekullitë në këtë aventurë të ndodhin njëra pas tjetrës.

Foto ekskluzive/ VIP-at në premierën e “2 Gisht

Notat komike dhe mesazhet që secili personazh përcjell, do të shoqërojnë gjithë filmin dhe do të mbajnë çdo shikues nën emocione para ekranit.

Aktorët që luajnë në “2 Gisht Mjaltë” janë Ermal Mamaqi, Elvana Gjata, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Marjana Kondi, Fidel Kourouma, Elson Bajrakurtaj, Klea Coli, Sejfulla Myftari, Dashnor Diko, Xhevahir Zeneli, Sheki Useini, Belinda Dragoti, Bledi Mane, Joel Mamaqi, Samuele Vargu, Erjon Veliaj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF