KreuCelebrity

“22 mijë euro dëm”, Bora dhe Donaldi tregojnë shpenzimet për filmin

“22 mijë euro dëm”, Bora dhe Donaldi tregojnë
Në punatën e “Më lër të flas” mbrëmjen e djeshme është folur për filmin “5 herë jo”.

Përpos dy protagonistëve, Bora dhe Donald, ishin të ftuar edhe aktorë të tjerë të kastit për të folur rreth përjetimeve dhe eksperiencës në këtë projekt.

Bora dhe Donaldi kanë treguar disa nga shpenzimet dhe lekët e shkuara dëm gjatë xhirimeve.

Dyshja treguan se kanë xhiruar në muajt e nxehtë të verës, ndaj dhe i duhej të blinin rreth 300 deri 500 mijë lekë të vjetra ujë në ditë për të gjithë stafin.

Madje, gjatë kësaj kohe Donaldi ishte ‘irrituar’ pasi shumë persona të stafit hidhnin poshtë shishet e papërfunduara të ujit duke nisur të reja, ndërsa Donaldi u është drejtuar me fjalët: “blihen me lekë këto”.

Gjithashtu, dyshja tregoi se një ditë shiu u kushtonte atyre shumë para pasi duhet të pezulloheshin xhirimet.

Kostoja e ditëve të tilla i kushtonte çiftit deri në 22 mijë euro dëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF