KreuCelebrity

3 vite pa bashkëshorten; Rrëqeth Muharrem Hoxha: Ikja e saj më ka vrarë shumë, nuk zëvendësohet!

3 vite pa bashkëshorten; Rrëqeth Muharrem Hoxha: Ikja e saj më ka

Muharrem Hoxha është një nga aktorët më të dashur për mbarë publikun shqiptar, i cili me humorin e tij ka sjellë ndër vite buzëqeshje në shumë familje shqiptare. Por tre vitet e fundit për aktorin nuk kanë qenë aspak të lehta, pasi Muharrem Hoxha humbi bashkëshorten për shkak të Covid.

Së fundmi ai ka bërë një rrëfim prekës, duke u shprehur se largimi i saj e ka vrarë jashtë mase dhe ajo ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm.

 

"Kam qenë në Pogradec kur ra pandemia. Atje kam jetuar për tre vite, lëvizja herë pas here, por karantina më zuri atje. Bashkëshortja ndërroi jetë nga Covidi. Muajin tjetër bën tre vjet. Më ka vrarë jashtë mase. Pas fëmijëve në këtë moshë, ajo nuk zëvendësohet kurrë.

3 vite pa bashkëshorten; Rrëqeth Muharrem Hoxha: Ikja e saj më ka

Fle me televizor ndezur se nuk dua të jem vetëm. Shoh vetëm sport dhe filma. Kam qenë keq, me psikolog. Shkoja shpesh në Pogradec, sepse çdo gjë në shtëpi ishte me dorën e saj dhe doja të dilja, të ndërroja ambient".

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF