KreuCelebrity

4 muaj pas vdekjes; zbulohet testamenti i Matthew Perry!

4 muaj pas vdekjes; zbulohet testamenti i Matthew Perry!

Më shumë se katër muaj pas ndarjes nga jeta të aktorit të dashur të Friends, Matthew Perry në moshën 54-vjeçare, kanë dalë në pah detaje rreth testamentit të tij.  Dokumenti, i krijuar nga Perry në 2009 dhe i marrë nga “People Magazine”, deklaron dëshirën e tij për të lënë artikujt e tij në "Alvy Singer Living Trust".

Babai i Perry-t, John Perry dhe nëna Suzanne Morrison, përmenden si përfitues të pasurisë, së bashku me gjysmë-motrën Caitlin Morrison dhe Rachel Dunn. Perry gjithashtu specifikoi në testamentin e tij se çdo fëmijë që ai mund të kishte nuk do të kishte të drejtë të hynte në pasurinë e tij. Aktori, megjithatë, nuk pati fëmijë. 

4 muaj pas vdekjes; zbulohet testamenti i Matthew Perry!

Paratë që do të merren nga paraqitjet e tij televizive dhe filmike do të mblidhen nga prindërit e tij, bashkë me të drejtat nga autobiografia e tij që i vazhdon shitjet dhe sot

Mattheë Perry ndërroi jetë më 28 tetor 2023, në shtëpinë e tij në Los Angelos. Vdekja e tij më vonë u zbulua se ishte shkaktuar nga efektet akute të ketaminës, sëmundje të arterieve koronare dhe efekte të buprenorfinës të listuara si faktorë kontribues. Raporti i autopsisë konstatoi se vdekja e tij ishte aksidentale.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF