Mark Wahlberg ka bërë që njerëzit të pshehrëtinin pas tij në plazh, ndërsa meshkujt të mendonin seriozisht për t`i hyrë palestrës pasi panë në Barbados fizikun mbresëlënës të aktorit tashmë 52 vjecar.
I konsideruar si një nga aktorët më tërheqës dhe më të talentuar të Hollivudit, Mark i kaloi Krishtlindjet me familjen e tij të bukur në ishullin plot diell të Karaibeve.
Vitet e fundit, ylli hollivudian është kthyer në një fanatik të sportit dhe ndjek një rutinë të përditshme “drakoniane”. Aktori pohoi se mendësia e tij ka ndryshuar për sa i ruajtjes së formës fizike. “Më parë ishte cështje estetike, tani dua të jetoj më gjatë”, është shprehur ai. Ëahlberg tha në një intervistë për People se zgjohet në 4:00 të mëngjesit çdo ditë.
“A e dini çfarë? Ndiehem mire. Zgjohem, dhe është bukur dhe jam i qetë. Kam kohë për t'u lutur dhe reflektuar, dhe pastaj shkoj në dhomën e stërvitjes. Ndihem më mirë kur zgjohem herët! Nëse nuk stërvitem në mëngjes, e kam vërtet të vështirë ta bëj deri në fund të ditës!”, theksoi aktori.