KreuCelebrity

6 shkaqe për presion të lartë të gjakut gjatë festave dhe si t’i përballojmë!

6 shkaqe për presion të lartë të gjakut gjatë festave

Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri janë disa nga momentet më të këndshme të vitit, por kjo nuk do të thotë se ato nuk vijnë me shumë stres. Përgatitjet, gatimet, zbukurimet dhe takimet me të afërmit mund të jenë edhe të këndshme, edhe jashtëzakonisht të lodhshme. Në pranin e stresit organizmi lëshon një sasi të madhe hormonesh që e bëjnë zemrën të rrahë më shpejt. Atëherë enët e gjakut ngushtohen, përkatësisht presioni i gjakut rritet. Në situata stresuese rekomandohet monitorimi i shëndetit të zemrës dhe me këtë rast Ju kujtojmë se aparatet për matjen e presionit të gjakut SENDO janë të cilësisë më të lartë dhe të lehtë në përdorim në treg.

Ja dhe gjashtë shkaqet më të shpeshta për presion të lartë të gjakut në këtë periudhë të vitit që t’i pritni festat të përgatitur dhe shpresojmë më të qetë:

1. Zbukurimet për Krishtlindjet

Është dhjetori dhe koha për zbukurimet për Krishtlindjet ka ardhur. Është koha për të nxjerrë shiritat shumëngjyrësh prej letre dhe lodrat dhe kjo mund të jetë një sfidë. Pa u vënë re shtëpia do të mbushet me dhjetëra metra shirita me gjelbërim të përhershëm, çorape të kuqe, kukulla arrëthyese, drerë druri, burrë dëbore prej pelushi dhe qirinj me aromë kanelle. E gjithë kjo para se të filloni zbukurimet e vërteta të pemës së Krishtlindjes, e cila do të mbulohet nga dega në degë me ornamente dhe drita ndezëse shumëngjyrëshe. Po si do ta mblidhni gjithë atë dekorim pas festave?

Shqetësimet rreth zbukurimeve në prag të festave janë të pafundme, por nuk duhet të lejoni që stresi të ndikojë në gjendjen Tuaj shëndetësore. Nëse është e vështirë për Ju të bëni gjithçka menjëherë dhe zbukurimet po zvarriten, planifikoni akoma një ditë tjetër dhe përfshini të gjithë familjen në proces. Nëse i caktoni secilit një punë konkrete dhe e bëni atë argëtuese, mund të kaloni mirë dhe të krijoni një traditë të re në vend që të ndiheni të stresuar. Një tjetër mundësi është t’i ndani zbukurimet brenda dy ose tre ditësh, disa orë çdo ditë, për ta bërë atë të lehtë dhe të këndshme para festave, në vend të një pune të rëndë dhe të bezdisshme.

2. Rroga vonon

E keni zbukuruar shtëpinë dhe tani vjen radha e blerjeve para festave. I drejtoheni dyqanit të dhuratave dhe ushqimit për tryezë. Hidhni një vështrim në llogarinë Tuaj bankare, por rroga ende nuk është transferuar. Ju jeni duke pritur me padurim një bonus të Krishtlindjeve, por ende nuk e keni marrë. Një vonesë e tillë nga ana e punëdhënësit padyshim çon në shqetësim dhe tension. A do të arrini t’i zgjidhni këto detyra me fondet Tuaja në dispozicion dhe a do të jeni në gjendje të blini dhurata për të gjithë?

Nuk duhet të lejoni që stresi të dominojë dhe të ndikojë në shëndetin Tuaj në këtë çast. Përgatitni me kujdes buxhetin tuaj të blerjeve për festat dhe shmangni shpenzimet e tepërta. Është një ide e mirë të filloni të planifikoni një muaj më parë për të shmangur stresin

lidhur me financat Tuaja personale gjatë festave. Në rast të vonesës së pagës, shtyni blerjet me disa ditë dhe mos harroni se stresi ka vërtet një ndikim serioz mbi shëndetin Tuaj. Në fakt gjatë festave më e rëndësishme nuk është të konsumojmë, por të kalojmë kohë me ata që duam.

3. Mbledhja me familjen

Ardhja e të afërmve dhe listat e pafundme të detyrave janë një tjetër shkak i shqetësimit para festave. Ju dëshironi të krijoni një atmosferë festive dhe t'i krijoni mysafirët tuaj një përshtypje të mirë, por kjo mund të jetë një sfidë serioze edhe për mikpritësit më me përvojë. Të gjithë kanë një të afërm të veçantë i cili është gjithmonë i pakënaqur dhe ka dhjetëra vërejtje - po, kështu është edhe tek ne. Të gjithë kanë qenë dëshmitarë të grindjeve familjare pikërisht gjatë festave. Blerjet, organizimi dhe përgatitja rreth tryezës së festave mund të jenë mbushur me stres dhe shëndeti ynë fizik shpesh bëhet prioriteti i fundit.

Duke folur për stresin gjatë festave, një ndryshim në qasjen ndaj stresit dhe qëndrimit të brendshëm mund të jetë i rëndësishëm. Për të reduktuar ankthin gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri është mirë të ndiqni ritmin Tuaj. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë nga të afërmit Tuaj për t'u përgatitur për festën. Vendosni kufij dhe filloni që herët të merreni me detyrat që duhet të bëni për festat dhe monitoroni sjelljen e trupit tuaj.

6 shkaqe për presion të lartë të gjakut gjatë festave

Meqenëse për Krishtlindjet është mirë të jemi më të mirë, Ju kujtojmë se tani është momenti që të jemi të durueshëm me të afërmit tanë dhe për t'i merrni gjërat më tepër si shaka se sa e bezdisshme apo irrituese mund të na duket një situatë e caktuar.

Ju rekomandojmë që të matni rregullisht presionin e gjakut dhe të kini parasysh se vlerat e larta janë një shenjë e mbingarkesës. Shumë njerëz i lënë medikamentet e tyre për zemrën ose presionin e gjakut në rrëmujën e festave për t'u përgatitur dhe për t'i kushtuar vëmendje familjes dhe miqve. Është e rëndësishme të vazhdoni të merrni medikamentet Tuaja në orar dhe të kujdeseni për shëndetin dhe qetësinë Tuaj, pavarësisht nga periudha e vitit.

4. Ngrënia e tepërt

Pasi ta keni mbledhur familjen rreth tryezës, vjen momenti për ushqimet e shijshme të gatuara në shtëpi. Menuja e Krishtlindjeve është e larmishme dhe në të ka shumë gatime joshëse që e bëjnë thuajse të pashmangshme ngrënien e tepërt. Vaktet e mëdha janë veçanërisht të dëmshme për zemrën. Përveçse kontribuojnë në nivele të larta të kolesterolit, vaktet jashtëzakonisht të rënda dhe të yndyrshme mund të rrisin rrezikun e presionit të lartë të gjakut.

Pavarësisht nëse gjella Juaj e preferuar janë dollmat ose keku i Krishtlindjeve, nuk është keq të kënaqeni herë pas here – sekreti është që të mbani gjithçka në sasi të përmbajtura. Megjithatë, masa e vaktit mund të jetë e vështirë për përcaktim, pasi madhësitë e racioneve gjatë festave janë veçanërisht të mëdha dhe ne e dimë se atëherë ushqimi është më i shijshëm dhe i përgatitur me shumë kujdes. Ngrënia e tepërt, ne e dimë, ndodh kur hani më shumë sesa duhet për të ndierë të ngopur. Kur hani më tepër, trupi Juaj punon në mënyrë

të jashtëzakonshme për të mbështetur sistemin Tuaj të tretjes. Kjo tendos enët e gjakut dhe çon në presion të lartë të gjakut dhe stres në trup, si dhe në shtim të peshës.

Një rritje shtesë e presionit të gjakut vihet re veçanërisht me konsumimin e ushqimeve të kripura si turshitë dhe lakër turshi. Të tillë sigurisht nuk mungojnë në tryezën festive. Mjekët këshillojnë që të kufizoni konsumin e këtyre ushqimeve në minimum dhe t'i përmbaheni marrjes së rekomanduar të kripës prej 2,300 miligramësh në ditë. Përpiquni të gjeni kohë për aktivitete sportive mes festave. Në këtë mënyrë do të ruani tonusin e zemrës dhe do të shmangni shtimin në peshë.

5. Përdorimi i tepruar i alkoolit

Një shkak tjetër për presionin e rritur të gjakut në periudhën e festave pa dyshim është konsumimi i tepruar i alkoolit. Hamë dhe pimë më shumë në kurriz të aktivitetit fizik në kohën e festave. Mbledhjet me kolegët dhe familjen shpesh herë janë të shoqëruar me sasi më të madhe se sa sasitë e zakonshme të pijeve alkoolike, ndërsa përdorimi i tepruar i alkoolit shkakton stres për të gjitha organet e trupit.

Për të shmangur efektet negative mbi zemrën dhe tërë organizmin Tuaj është me rëndësi të konsumoni me masë dhe të kini kujdes edhe pse janë festa. Nuk duhet të anashkaloni hidratimin. Nëse pini alkool gjatë festave, mos harroni të pini një gotë të plotë me ujë mes çdo pije. Dehidratimi rrit nivelet e natriumit në trup, gjë që çon në presion të lartë të gjakut. Rekomandojmë të konsumoni të paktën 2 litra ujë në ditë, veçanërisht ditën pas natës së gjatë të festës.

Kuptohet, se nuk duhet të mungojnë lëvizjet dhe aktiviteti fizik. Ushtrimi i moderuar mund të ndihmojë në balancimin e presionit të gjakut pas konsumimit të tepërt të alkoolit. Edhe 30 minuta lëvizje në ditë ndikon pozitivisht në shëndetin fizik ose një shëtitje e qetë në park. Nëse bëni ushtrime të rregullta fizike që nuk mund t'i bëni gjatë festave, gjeni kohë për një aktivitet pak më ndryshe – ky mund të jetë thjesht një shëtitje nëpër lagje.

6 shkaqe për presion të lartë të gjakut gjatë festave

6. Botërori i Futbollit

Në muajin e Kampionatin Botëror të Futbollit është e domosdoshme të vihen re emocioni dhe stresi që janë lidhur me të. Emocionet e forta, pozitive apo negative, ndikojnë padyshim në presionin e gjakut. Ndonëse ndjekja e sporteve me miqtë është kthyer në një traditë për shumë njerëz, nuk duhet të nënvlerësoni efektet e këtyre ngjarjeve në shëndetin Tuaj. Përveçse mundësisë së mirë për të ndarë një interes të përbashkët me ata që Ju rrethojnë, Botërori i Futbollit mund të jetë edhe një shkak tjetër për tension në këtë periudhë të vitit. Pavarësisht nëse skuadra Juaj e preferuar shënon gol ose eliminohet nga loja, këshilla më e mirë është të mos përdorni shumë nerva në pasionet sportive.

Përpiquni që të kufizoni zakonet e dëmshme që lidhen me qëndrimin ulur para televizorit. Ju mund të mendoni se pirja e alkoolit relakson nervat, por kjo nuk është kështu. Siç u përmend më lart, pijet alkoolike stimulojnë sistemin nervor, duke çuar në rritjen e niveleve të stresit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për zakone të tjera si pirja e duhanit ose pirja e tepert e kafesë, të cilat përmbajnë përkatësisht nikotinë dhe kafeinë. 

Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri fshehin shumë arsye për stresin dhe tensionin e lartë të gjakut. Nuk duhet të nënvlerësoni situatat stresuese gjatë pushimeve dhe të humbisni gjërat e rëndësishme në rrëmujë - që të çlodheni dhe të kaloni një kohë të mirë me të afërmit Tuaj. Mos lejoni që stresi të pushtojë jetën Tuaj të përditshme dhe ndani kohën e nevojshme për shëndetin tuaj. Merrni frymë, kini durim dhe simpati ndaj vetes dhe kujtojini vetes se ashtu si vitin e kaluar, gjithçka do të jetë në rregull edhe këtë vit.

Dhurojini vetes një Krishtlindje të qetë dhe një Vit të Ri të shëndetshëm me aparatin që përdoret lehtë SENDO Advance 3 dhe teknologjinë HIRA e cila zbulon pulsin aritmik. Në këtë mënyrë, Ju mund t'i pritni festat më të sigurt, më të bindur në vetvete dhe më të qetë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF