KreuCelebrity

7 muaj në provë, si zgjidheshin spikeret në kohën e Enver Hoxhës!

7 muaj në provë, si zgjidheshin spikeret në kohën e Enver

Prezantuesja e famshme e RTSH, Iva Hoxha, ishte e ftuar rubriken në “Galeri” të ‘E diell’. Me nje eksperience prej 3 dekadash në ekran, Hoxha tregoi se si bëhej përzgjedhja e vajzave dhe si realizohej çdo ditë programi në modelin italian. “Të dashur telespektatorë mirëmbrëma, fillojmë transmetimin tonë. Ju njohim me programin. Pas pak emisioni i lajmeve. Do të vazhdojmë programin me koncertin e këngëtarit Ramis Kovaçi, ‘artist i popullit’. Të ftuar në studio do të jenë përfaqësues nga kolektiva që dallohen në lëvizjen flamurtar në zbatimin e mësimeve të shokut Enver Hoxha”.

Kështu e niste Hoxha edicionin informativ, duke përmendur ish liderin teksa zbulon se si zgjidheshin prezantueset e asaj kohe. “Isha fëmijë kur e nisa karrierën, 16 vjeçe”, tregon Iva Hoxha. “Isha në vit të parë tek gjimnazi Partizani, thirrja doli në televizion, thanë kërkojmë spikere lajmesh dhe anoncuese, thashë ta provoj njëherë. Zgjodhën 5 vajza, shkuam të gjitha tek holli TV, aty na prisnin, na dhanë formatin e zakonshëm, nga një fletë dhe duhet ta lexonim jashtë kameras. Ditën tjetër ishte tamam sikur do të dilje, me kamera dhe grim. Prova ka filluar në qershor, deri në dhjetor. Ka qenë një redaktor përgjegjës, me gjasa ai ka qenë i pari, ai më pikasi qëkur nisa të flisja, edhe bënte me gisht që ajo e vogla duhet të dalë edhe një here. Thash kushedi kam bërë ndonjë gabim… kur dolëm të gjithë, pasi bënim anoncimin jepnim edhe adresën. Më lajmëruan, nisa konkurs derisa erdhi dita që ishte e pabesueshme, unë them që ishte fat. Në ekran kam dalë 30 vite”, tha ajo.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF