KreuCelebrity

Adelina Ismaili: Shqipëria gjithmonë më ka dashur, më shumë se Kosova!

Adelina Ismaili: Shqipëria gjithmonë më ka dashur, më

Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Adelina Ismaili, ka elektrizuar Pallatin e Kongreseve me performancën e saj në Festivalin e 62-të të Këngës, teksa ka performuar këngën “Zemrën nuk ta fal”.

Adelina Ismaili: Shqipëria gjithmonë më ka dashur, më

Një performancë që dhuroi emocione të pamasë dhe ringjalli kujtime te të gjithë shqiptarët, duke rikthyer pas 26 vitesh në po të njëjtën skenë këngën që shënoi zhveshjen ikonike të parë një skenë shqiptare.

Adelina Ismaili: Shqipëria gjithmonë më ka dashur, më

Teksa u pyet se si ndihet pasi rikthehet pas kaq shumë vitesh, Adelina mes emocioneve tha, “Nuk mund ta përshkruaj emocionet që po ndjej. Gjithmonë Shqipëria më ka dashur më shumë se Kosova sepse nuk më keni kryqëzuar asnjëherë. Faleminderit që ekzistoni”.

Veç mikpritjes që ju bë nga të pranishmit në sallën e Pallatit të Kongreseve, të panumërta kanë qenë komentet pozitive dhe komplimentat për Adelina Ismailin, ku njëzëri të gjithë bashkohen që është një divë e muzikës shqiptare.

Adelina Ismaili: Shqipëria gjithmonë më ka dashur, më

“Artistja e cila theu të gjitha tabutë e mentalitetit shqiptar, solli frymë të re në muzikën moderne, me tekste, vallëzim e veshje ikonike ❤️ Faleminderit Adelina që frymëzove gjenerata të tëra me origjinalitetin dhe guximin tënd. Një dhe e vetmja, Diva jonë”, është vetëm një nga komentet e shumta që janë bërë për artisten.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF