Dy mesazhe dashurie nga partneri i saj, Adisi e lanë pa fjalë Fifin, ndërsa ishte e ftuar në emisionin S’e luan Topi”.
Ajo është shprehur se ai ka shumë emocione që të dalë në kamera. Por ai këtë herë ka zgjedhur ta surprizojë Fifin me një mesazh zanor:
Adisi: Hej Nanush! Zemra ime.
Ti e di që nuk ja them për dedikime. Por sytë e tu të qeshur më bëjnë të flas jo me fjalë, por me zemër të bërtas. Të dua dhe je bota për mua. Mëngjeset me ty janë bukuria e ditës.
Dita me ty është opiumi im i rutinës.
Jeta me ty më i bukuri realiteti im.
Dhe ti e di je shpirti im.
Të dua gjithë qenien dhe çmendurinë…
Nuk e di si kam jetuar deri tani pa dashurinë tënde.
Të Dua!
Mes lotëve, ajo shprehet e lumtur që do të jetë nuse në Prrell të Burrelit, vendlindjen e partnerit.
“Nuk ka mundësi, nëse kam pasur ndonjëherë ndonjë ëndërr në jetë ka qenë kur dikush me më dediku diçka, me më dediku diçka si kjo, sapo e mora. Unë jam shumë e lumtur që kam snë jetë një njeri si ai, që jam pjesë e familjes Patushi, që një ditë së shpejti do të bëhem nuse prrelli, Adisi vjen nga Prrella e Burrelit, është prrellali”, tha Fifi mes lotësh, por edhe të qeshurave.