Teksa Rike Roci përflitet keto ditë për nje afrim me Romeon brenda shtepise se Big Brother, Kristian Prenga, kampioni shqiptar i boksit, ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të rëndësishëm përmes një Instagram story.
Ai la te kuptohet se mund të marrë pjesë në edicionin e tretë të Big Brother VIP në Shqipëri. Dihet sakaq se boksieri ka pasur një lidhje në të kaluarën me Riken. Megjithatë, Prenga thekson se aktualisht nuk e sheh asnjë konkurrent të fortë brenda shtëpisë, por do të vlerësojë situatën dhe nëse e konsideron të arsyeshme, do të futet në këtë aventurë në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP.
“Kam marrë shumë mesazhe pse nuk jam pjesë e Big Brother këtë vit, mbase kjo pyetje më bëhet dhe për një fakt që tashmë publiku e di. Por mendoj që akoma nuk ka asnjë konkurent të fortë brenda. Nëse do të jetë një konkurent i fortë në vazhdim, do e mendoj”, ka shkruar ai. Pervec Romeo Veshjat, Rikja është parë e afërt edhe me Meriton Mjekiqin.



















