Aktorja e njohur Eva Mendes i ka shokuar fansat me pamjen e saj. Në një intervistë të fundit, dukej aq ndryshe sa ndjekësit nuk po i besonin syve nëse ajo në video ishte vërtetë Eva. Në një klip nga intervista e shpërndarë në TikTok, ylli i Hollivudit aktualisht 50 vjeç, foli për familjen e saj me Ryan Gosling. Megjithatë, në rubrikën e komenteve, fansat ishin më pak të përqendruar tek fjalët e Evës dhe më shumë tek pamja e saj, ku disa thonin se ajo dukej tjeter njeri dhe "ka shkatërruar fytyrën e saj të bukur".
Marrëdhënia e dyshes është aq private, sa rastet kur pranojnë të flasin për familjen dhe vajzat e tyre, janë të rralla. Fotot janë të përjashtuara dhe aktorët kanë një arsye madhore për një vendim të tillë. “Përshëndete! Unë i kam kufijtë të qartë kur bëhet fjalë për bashkëshortin dhe fëmijët. Natyrisht do të flas me ta, me kufij, por nuk do të postoj kurrë foto nga jeta e përditshme. Duke qenë se fëmijët e mi janë të vegjël dhe nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë një postim, unë nuk e kam pëlqimin e tyre. Dhe nuk do të postoj asnjë foto derisa të jenë mjaftueshëm të rritura për të dhënë aprovimin e tyre", thoshte Eva disa kohë më parë. Cifti janë bashkë që prej 2011 dhe janë prindër të dy vajzave, Esmeralda Amanda dhe Amanda Lee.