KreuCelebrity

Aktorja dhe Regjisori më i mirë në ‘London International Film Festival’, Eri Shuka dhe Pluton Vasi!

Aktorja dhe Regjisori më i mirë në ‘London International
Filmi artistik me metrazh të gjatë "Këtu vallëzohet me hijet - Dancing with the shadows" me regji nga Pluton Vasi ftoi çmimin "Best Production” në edicionin e 4-rt të “International World Film Awards, Winter Edition” 2023/2024.

 Filmi i regjisorit të njohur Pluton Vasi na përplas në dy kohë, atë të sotmen dhe periudhën komuniste, duke na bërë të reflektojmë nëse vërtet kemi ndryshuar apo jemi të njëjtët. 

Çmimi “Best Production” do të thotë për prodhimin më të mirë dhe kjo ka të bëjë me nivelin e filmit. Një prodhim kinematografik i mirë dhe ky është një çmim, që i shkon filmit në total dhe që përfshin gjithë elementët e tij. Është çmimi i parë për këtë film”, tregon producentja Dedei. Por ky çmim për filmin këtë janar 2024 i lë radhën një tjetër konkurrimi. 

Aktorja dhe Regjisori më i mirë në ‘London International
Nga data 10 shkurt filmi do të nisë të shfaqet në kinematë e Londrës. “Filmi artistik "Këtu vallëzohet me hijet - Dancing with the shadows" është nominuar në 5 kategori në “London IFF 2024”’. Filmi i Pluton Vasit këto muaj të parë të vitit ka pjesëmarrje në festivale të ndryshme, por producentja tregon se po vijohet me të tjera aplikime në festivale.

Eri Shuka është shpallur fituese e çmimit "Aktorja më e mirë" dhe Pluton Vasi, "Regjisori më i mirë" në London International Film Festival, me filmin artistik "Këtu vallëzohet me hijet".

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF