KreuCelebrity

Akuzoi Saimir Kodrën për ngacmim, Eglës i del një dëshmitare?!

Akuzoi Saimir Kodrën për ngacmim, Eglës i del një

Deklarata e bërë nga Egla Ceno në Big Brother VIP Albania se Saimir Kodra i kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, nxiti reagimin e ashpër të moderatorit, i cili tha se do të bëjë padi penale. Ai këtë e ka konfirmuar gjatë emisionit të tij në Klan. Për këtë, Egla sot është pyetur nga Ledjoni, i cili edhe ka dhënë deklaratën e Kodrës. Aktorja mori përgjegjësinë e plote për deklaratat e saj në televizion.

Egla: Në bisedën me Julian, u kthyem në këto histori sepse Vëllai i Madh na solli ndërmend këtë fenomen. Jemi 3 gra, tre breza të ndryshëm. Jam e sigurt dhe një vajza akoma më të reja që e vuajnë akoma mbi kurriz këtë presion. Lënë punën, me atë që mbajnë familjen apo veten e tyre. Janë vajza që nuk kanë mbrojtje. Këta dera, unë mendo jqë duhen thënë me emër dhe mbiemër sepse ndryshe asgjë nuk ndryshon. Duhet të ketë një emër, ‘Libri i burrave që shantazhojnë seksualisht”. Këta do ishin turpi i shoqërisë. Mua më ka ndodhur vetëm një herë, kur kërkoja punë të mbaja familjen time. Më ka ngelur sepse në atë kohë bën edhe veten me faj, thua çfarë i bëra unë këtij, mos ja luajta, çfarë kisha veshur, fillon të shkosh me frikë në punë. Nuk ia thua dot prindërve dhe kështu t’i hesht sepse nëse flet të mbyllen shumë dyer.

“Kini parasysh kontekstin ku ndodheni. Në rastin tënd Egla ke përmendur institucionin dhe zotin Saimir Kodra që punonte në institucionin ku unë punoj. Kjo është diçka që duhet provuar. Në momenti që t’i thua se ka ndodhur kjo histori, për sa kohë që në legjislacionin tonë ekziston ligji për shpifjen, gjërat duhen provuar. Ajo që ne duam të bëjmë me këtë program, është të ndajmë histori që ndajnë shapin nga sheqeri, janë institucione të tjera që vendosin drejtësi. Në këtë kohë çdo kush mund të thotë për ne çdo gjë që dëmton imazhin, familjen, apo dhe imazhin që ai ka.”- tha Ledion Liço.

Egla: Unë e ftoj të qetësohet me prenoncimet që bën. Pa kaluar në skenare etj. Marr përgjegjësi për gjërat që them, mirësetëvijë Gjykata. Unë sigurisht nuk kam prova materiale sepse ndodhi shumë vite më parë, ishte një kërkesë për punë, nuk kam shkuar aty për të futur në kurth zotin Sajmir. Por mund të bëj diçka tjetër, të cilën do e mendoj shumë mrië, para se ta prenoncoj publikisht.

“TV, programi nuk ka kopetencën për të vërtetuar deklarat e banorëve. Egla e mori përsipër atë që tha. Ne kemi një deklaratë që thotë se ata mbajnë përgjegjësi për atë që thonë. Unë jam shumë i kudjesshëm që të mos lëndoj askën, dhe ju duhet të jeni të kujdesshmë që të mos prekni askënd që nu këhstë aty. Unë personalisht e kam ftuar zotin Kodra për t’u sqaruar. Big Brother shërben dhe për t’u argëtuar por edhe për këto histori. Ju falenderoj si një burrë që drejton një institucion, por mbi të gjitha si babai i një vajze”- tha Ledioni. E teksa Kodra deklaroi se kërkon prova prej saj, një koment i bujshëm ka ardhur nga një ish-punonjëse e Top Channel.

Akuzoi Saimir Kodrën për ngacmim, Eglës i del një

Bëhet fjalë për grimieren Eni Lena, e cila në një video-live në Instagram, ka thënë: “Unë i bashkohem Eglës si dëshmitare”!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF