KreuCelebrity

Albi Nako: Vajzat më janë vetëofruar për një vend pune!

Albi Nako: Vajzat më janë vetëofruar për një vend pune!

Ndërsa së fundmi jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë po flitet për aferat dhe abuzimet seksuale për një vend pune, Albi Nako e çoi këtë temë në një tjetër kahje, kur punëdhënësi kthehet në viktimë. Koreografi Albi Nako ka treguar episode gjatë karrierës së tij teksa vajza aspirante për t’u bërë balerina i janë vetëofruar në këmbim të një vendi pune. I ftuar në programin ‘E diell’ Nako tregoi se nuk është ndjerë aspak mirë në këto raste dhe ndryshe nga ç’mund të mendohet në raste të tilla jo gjithkush mund të ndihet superior.

“Unë nuk kam nevojë t’ja luaj njerëzve, aq më pak duke spekuluar mbi punën time sepse ndonjëherë, bazuar edhe në përvojën e së shkuarës, njerëzit edhe mund të jenë vetëofruar. Por mund të ketë qenë në raste shumë të rralla. Nuk mund të ndjehesh aspak mirë dhe aspak superior kur njerëzit të ofrohen në këmbim të diçkaje. Punë është të ofrohen për atë që ti je si njeri dhe si mendje. Kur ti ke një punë, pozicion është e njëjtë sikur të kesh pra dhe të kesh gjëra për t’i ofruar. Nuk mund të ndjehesh aspak mire”; tha Albi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF