Aktorja Angelina Jolie, më shumë po i ngjan princeshës Aurora sesa Maleficentit këto ditë. Ylli holivudian u pa së fundi duke dalë nga një dyqan në Manhattan, dhe të gjithëve u mbetën sytë te ngjyra e re e flokëve të saj.
Me një nuancë bionde të çelur, me shumë shkëlqim, me një model me fije më të theksuara, Angelina dukej mjaft bukur me këtë ndryshim, dhe disi më e freskët ( padyshim, edhe ndonjë ndërhyrje e vogël në fytyrë). Ky shihet si një kalim me shumë stil nga efektet e ngjyrës ombre (bazë e errët, ndërsa nuanca fillon të çelet në gjatësinë e flokëve) të vjeshtës dhe dimrit te ngjyra bionde, ideale në prag të sezonit të ri të pranverës.
Megjithatë, ndisa ndjekës të saj në rrjetet sociale nuk u pajtuan me këtë look, e thanë se ngjyra e re nuk i shkon shumë aktores së njohur, pasi e bën të duket e zbehtë.