KreuCelebrity

Ankohet aktorja meksikane: Vetëm pse jam shumë e bukur, nuk më dhanë mjaftueshëm role në filma!

Ankohet aktorja meksikane: Vetëm pse jam shumë e bukur, nuk më

Eiza Gonzalez pretendon se ka humbur shumë role në filma pasi ishte `shumë e bukur’. Aktorja meksikane 34-vjeçare mendon se bukuria në fakt ka pasur efektin e kundert, dhe e ka dëmtuar karrierën e saj, sepse gratë latine mbahen në tjetër standard.

Ankohet aktorja meksikane: Vetëm pse jam shumë e bukur, nuk më

Më kujtohet që më thanë për shumë projekte, ‘Ajo është shumë e bukur për këtë. Është shumë atraktive për këtë rol’. Atëherë thosha, po Margot Robbie? Ajo është gruaja më tërheqëse dhe më e bukur që kam parë ndonjëherë në jetën time!”, deklaroi Gonzalez. Aktorja nuk dinte se çfarë të bënte me pamjen e saj dhe mendoi të rruante kokën në një përpjekje për të rritur perspektivat e saj. "Pata një krizë identiteti për një kohë të gjatë”, u shpreh 34-vjeçarja.

Ankohet aktorja meksikane: Vetëm pse jam shumë e bukur, nuk më

“Mendoja me veten, a duhet ta rruaja kokën. A duhej ta bëjë veten më pak tërheqëse, ose më shumë tërheqëse. A duhet të vishem më thjesht ose më ekstravagante ose ta mbulojë trupin”, theksoi Gonzalez mes tjerash.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF