KreuCelebrity

Anna feston 15-vjetorin, Arditi me fjalët më të ëmbla për urimin e të bijës!

Anna feston 15-vjetorin, Arditi me fjalët më të ëmbla

Anna feston sot 15 vjetorin e lindjes, dhe në diten e vecantë "të pikës së tij te dobët", të voglës së  shtëpisë, nuk mund të mungonte një urim i Ardit Gjebresë, i dalë nga zemra. “Si të thashë mbrëmë? ‘Në orën 12 do ta ndal kohën! E them çdo vit në fakt dhe kur vjen data si sot, e mbush 15! Veç Zoti të të ketë në hirin dhe bekimin e tij, pastaj për gjithçka tjetër e di ti: ‘Mjafton me sy të më kërkosh, do jem aty, Anna për ty!”, ka shkruar moderatori krahas fotos me të bijën.

Anna feston 15-vjetorin, Arditi me fjalët më të ëmbla

Anna tashme ka hyre edhe ajo në tregun e muzikës shqiptare duke sjellë frymën e artistëve që bëjnë muzikë për të rinj, për adoleshentë, e duke ndjekur keshtu deri diku gjurmet e te atit. Ne 2021, ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021. Vajza e kantautorit të njohur ishte shpallur para kesaj fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH, duke qenë pikërisht ajo të përfaqësonte vendin tonë në këtë kompeticion.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF